Policia e Shtetit ka publikuar sot listën e personave të shpallur në kërkim në qarkun e Durrësit, ku mes tyre ka edhe femra.
Në një postim në Facebook, policia i bën apel qytetarëve të denoncojnë nëse kanë informacione të mundshme në lidhje me vendodhjen e personave të kërkuar, një pjesë e të cilëve kanë edhe foto.
"Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike", shkruhet në postim.





