Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit qeveritar janë pritur me protesta në mbledhjen e qeverisë që po zhvillohet në qytetin e Elbasanit.
Një grup banorësh nga Njësia Administrative Labinot Fushë me të cilët është bashkuar edhe kreu i degës së PD Elbasan, Eugen Isaj, kanë protestuar në hyrje të Resortit ku po zhvillohet mbledhja e qeverisë.
Me thirrjet “Rama ik” dhe “qeveri e krimit”, banorëve iu është bashkuar edhe deputeti i PD, Luciano Boci.
Gjithashtu qytetarët kanë përdorur edhe tymuese gjatë protestës që zgjati disa minuta.





