Nga Kastriot Myftaraj
Përzgjedhja e kryeministrit Rama për Ministër të ri të Punëve të Jashtme, zoti Gent Cakaj, vazhdon të krijojë debat. Cakaj nuk është bërë temë e emisionit tim se është shqiptar i Kosovës, për mua do të ishte e mirëpritur të kishte më shumë shqiptarë të Kosovës në qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe më shumë shqiptarë të Shqipërisë në qeverinë e Kosovës, kuptohet ata që e meritojnë.
Por dua të flas mbi diçka që ka thënë kryeministri në debatin me gazetarët për emërimin e ri në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Rama u ka thënë gazetarëve në mënyrë sfiduese se Cakaj ka lexuar më shumë libra sesa ata kanë kanë thënë fjalë. Këtë ua thotë gazetarëve, që të gjithë janë të shkolluar, një pjesë e madhe dhe me Mastera.
Ndërsa për CV e zotit Cakaj, të cilën ja kanë kërkuar gazetarët, ka thënë se do ta bëjë të ditur në kohën e duhur. Megjithëse zoti Cakaj dhe qeveria Rama kishin detyrim të bënin publike CV e zotit Cakaj kur ky u bë zëvendësministër i Punëve të Jashtme.
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë janë dy fotografi të zëvendësministrave të tjerë, nëse klikon hapen CV-të e tyre. Në të djathtë është një kuadrat bosh me emrin e zotit Gent Cakaj, nëse klikon nuk hapet asgjë.

Nuk është se CV e një zyrtari të tillë të lartë duhet të bëhet publike kur bëhet Ministër, por ja që më ka bërë përshtypje.
Por më bëri përshtypje veçanërisht deklarata e Ramës se sa shumë libra ka lexuar Cakaj. Ministri i ri Cakaj është 28 vjeç. Moshën e kam marrë vesh duke pyetur deri në Kosovë, pasi ka një heshtje hermetike, bllokim informativ të plotë ndaj këtij njeriu.
Ka dy diploma bachelor dhe tre mastera, nga të cilët një në Hungari, të fundit e ka në Universitetin e Luvendit në Belgjikë. Ky Universitet është bërë një lloj pelegrinazhi për të gjithë këta që vinë nga Lindja dhe Ballkani.
Sa libra mund të ketë lexuar një njeri në moshën 28 vjeç përveç librave mësimorë që ka bërë dy studime bachelor dhe tre mastera?
Sot jam 52 vjeç dhe kam lexuar dyfishin dhe më tepër të atyre që kisha lexuar në moshën e zotit Cakaj dhe prapë më duket se kam lexuar pak. Cakaj mesa duket dhe për këtë jam i bindur, ka ndjekur një traditë të keqe të leximit që e përdorin këta të cilët shpejtojnë të marrin shumë mastera dhe të bëjnë shumë studime të larta që në të 20-at e tyre.
Këta lexojnë me indeks. Marrin një libër, me indeks shikojnë çështjet që u duhen për atë masterin e radhës apo temën e diplomës. Në fakt nuk e kanë lexuar librin, por kanë vjelë diçka nga libri për qëllimin e tyre. Edhe unë vetë lexoj libra me indeks, por u rikthehem në një kohë të dytë atyre që më interesojnë.
Por një njeri në moshën 28 vjeç që të ketë bërë dhe këto punë nëpër OJQ-të, të ketë bërë dhe këto studime, vështirë që ka lexuar libra të plotë.
Zoti Cakaj për leximet e tij më duket se është përhapur në fusha pa lidhje me njëra-tjetrën. Shikoj masterin që ka bërë në Universitetin e Luvendit në 2017 dhe thuhet "Problemi i faljes në religjionin sipas Kantit".
Universiteti i Luvendit është një Universitet fetar, katolik. Tendenca është që të gjithë ata që studiojnë të kenë një prirje paksa teologjike në studimet e tyre, por pse i duhet kjo një personi laik nuk e kuptoj.
Truri i zotit Gent Cakaj është një person i quajtur Gëzim Krasniqi. Ky është bashkëdrejtor i një programi për studimin e nacionalizimit në Universitetin Edinburgh në Skoci. Këto Universitetet e mëdha, disa prej tyre hapin degë të tilla dhe thërrasin njerëz nga bota e tretë për qëllime të caktuara.
Krasniqi në 2019 nxjerr një libër që e ka titullin "Nacionalizmi shqiptar dhe lufta për pushtet në Kosovë, ngritja e kombit policentrik". Ky thotë që shqiptarët për shkak të luftës politike në Tiranë dhe Prishtinë, edhe në Tetovë, Shkup, do të bëhen një komb shumë qëndror.
Ata që thonë se Ministri Cakaj do të jetë një Ministër i bashkimit kombëtar gënjejnë sepse ja çfarë thotë mentori i tij. Dhe Krasniqi i bën këto në bashkëpunim me serbët.
Gëzim Krasniqi me Gent Cakaj kanë bërë një artikull bashkë "Roli i minoriteteve në moçalin serbo-shqiptar" në vitin 2016, 18 faqe, që është botuar në një libër bashkëpunim serbo-shqiptar i botuar Branislav Radelic dhe Landrit Mehmeti.
Shikohet që zoti Cakaj ka ca lidhje me botën intelektuale serbe, lidhje të mbrapshta për çështjen e bashkimit kombëtar shqiptar, jo të mira. /Ora News





