Një makinë tip “Benz” ka marrë flakë në ecje e sipër. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fier-Lushnje, në Vajkan.
Sipas policisë, në timon ka qenë shtetasi A.Z. dhe paraprakisht dyshohet për defekt në pjesën e motorrit.
Informacioni paraprak
Në datën 05.01.2019, rreth orës 09:25, në rrugën Fier-Lushnje, në Vajkan, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Z, në ecje e sipër ka marë flakë.
Paraprakisht dyshohet për defekt në pjesën e motorrit.
Në vendin e ngjarjes u dërgua zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.





