Moti i keq dhe temperaturat e ulëta kanë shënuar viktimën e parë në vendin tonë.
Një person i pajetë është gjetur në rrugë në fshatin Ravonik të Korçës
Viktima mendohet se ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit. Viktima është 55-vjeçari me iniciale J.P., i cili sipas policisë, ka qenë duke lëvizur me biçikletë në rrugën e fshatit.
Trupi i viktimës është dërguar në morg për të bërë ekspertizën mjeko-ligjore.





