Biznesmeni grek i cili ishte marrë peng më 27 dhjetor në mes të rrugës në Athinë, është lënë i lirë ditën e sotme. 51-vjeçari telefonoi policinë pasi u la në shtëpinë e tij nga rrëmbyesit.

Biznesmeni nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Mediat greke raportojnë se ai kishte negociuar vetë me rrëmbyesit shumën e parave në këmbim të lirimit të tij.

Megjithatë kjo nuk është ende zyrtare dhe pritet të konfirmohet nga hetimet e policisë. Autoritetet e morën në pyetje biznesmenin për të mësuar më shumë detaje se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre ditëve që ka qenë i rrëmbyer dhe nëse i ka njohur pengmarrësit.