Nancy Pelosi është zgjedhur kryetarja e Parlamentit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është e para femër që mban këtë post.
Këtë arritje, e ka përshëndetur edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Në një status në Twitter, Balla shkruan se është i gëzuar ta shohë në atë post aq të fuqishëm në Kongres.
Bashkangjitur fotos së postuar me të, ai shkruan dhe se është mirënjohës për vëmendjen e saj për Shqipërinë.
“Përgëzime Pelosi për postin e marrë, duke qenë e para femër që qëndron në krye të pushtetit në Kongresin amerikan, e dyta në linjën presidenciale. Mirënjohës për vëmendjen e veçantë treguar për Shqipërinë dhe marrëdhënien tonë strategjike”, shkruan Balla.





