Një shqiptar është arrestuar në Itali për tentativë vjedhjeje dhe për sulm me armë ndaj një polici.

Sipas medieve italiane, 26-vjeçari së bashku me një bashkëpunëtor ka tentuar ditën e djeshme të vjedhë një shtëpi në Genova.

Policia është lajmëruar nga një fqinj i banesës, pasi ka dëgjuar zhurmat e shkaktuara. Menjëherë sapo ka mbërritur në vendngjarje, shqiptari me bashkëpunëtorin e tij kanë tentuar të largohen dhe në tentativë e sipër ka qëlluar me armë zjarri një polic.

Bashkëpunëtori është kapur menjëherë, ndërsa sot në mëngjes është arrestuar edhe 26-vjeçari shqiptar. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, por ajo që raportohet, është se shqiptari ka rekord të mëparshëm për vjedhje dhe se ishte pa dokumente në Itali.