Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të enjte në faqen e tij në “Facebook” një video ku trajtohet në mënyrë ironike e njëkohësisht me nota humori, mbyllja e pikave të basteve sportive.
Në video është një djalë i ri, që dikur luante në lloto dhe nuk punonte kurrë, duke i përshtatur fjalët e tij me këngën “Plas” të Flor Mumajesit, duke transmetuar kështu mesazhin e dëshiruar.
Sikurse u paralajmërua më parë, pikat e basteve sportive nuk do të hapeshin nga 1 janari i vitit 2019. E lidhur me këtë fakt, kreu i ekzekutivit shpeshherë ndan nëpër rrjete sociale postime sikurse të këtij lloji. Krahas videos virale, Rama ka vendosur të shkruajë thjesht “Pa koment”.





