Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit se janë përditësuar në sistemin tatimor e-Tax, të gjitha ndryshimet ligjore që kanë hyrë në fuqi nga data 1 janar 2019, me publikimin në Fletoren Zyrtare nr. 187, datë 28.12.2018.
Të gjithë tatimpaguesit, tashmë mund të gjejnë të gjeneruara në e-Filing, deklaratat e tyre tatimore me ndryshimet si më poshtë vijojnë:
DEKLARATA E TATIMIT MBI FITIMIN
Shkallë e reduktuar për Tatimin mbi Fitimi 5% për :
për sipërmarrjet me xhiro deri në 14 milionë lekë;
për sipërmarrjet në agroturizëm;
për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor
DEKLARATA E TATIMIT NË BURIM
Lidhur me ndryshimin e shkallës së Tatimin mbi Dividentin nga 15% në 8% .
Janë shtuar dy rubrika të posaçme për deklarimin : “Pagesat për kalimin e të drejtës së pronësisë me shitje” dhe “Pagesat për kalimin e të drejtës së pronësisë me trashëgimi ose dhurim”
Gjithashtu është mundësuar edhe pasqyrimi i ndryshimeve përkatëse në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave ( DIVA) lidhur me Tatimin mbi Dividentin nga 15% në 8% .
TAKSAT KOMBËTARE
Janë reflektuar ndryshimet në lidhje me:
Taksën e materialeve/artikujve plastikë dhe e ambalazheve plastike të importuara në masën 35 lekë/kg, me përjashtim të lëndëve të para në forma primare.
Taksën e ambalazheve prej qelqi në masën 5 lekë/kg
Taksën e granulatit të importuar në masën 25 lekë/kg
LISTËPAGESAT
Përsa i përket listëpagesave është mundësuar deklarimi elektronik për ndryshimet lidhur me:
Pagën minimale mujore, e barabartё me 26,000 lekё dhe maksimale deri nё 114,670 lekё, pёr të gjitha kategoritë e punësimit.
Kufirin e pagës bruto bazë për llogaritjen automatike për tatimin mbi të ardhurat nga punësimi mbi 150,000 lekë me shkallë tatimore 23%.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në vazhdimësi do të informojë tatimpaguesit e çdo fashe qarkullimi, për ndryshimet e legjislacionit tatimor, që kanë hyrë tashmë në fuqi.