Një person ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të enjteje, rreth orës 9:00, teksa është përplasur nga një automjet kur po lëvizte me motoçikletë.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa ngjarja ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të vendit të quajtur “24 orëshi” në Mallakastër.

Autor i aksidentit është 27-vjeçari A.H., i cili teksa drejtonte automjetin tip “Range Rover” është përplasur me motoçikletën e viktimës, që ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vend.

Ai është shoqëruar në Komisariatin e Fierit, ku edhe do të merret në pyetje. Një grup hetimor po punon në vendngjarje për rrethanat e aksidentit, e sigurisht edhe për identifikimin e viktimës.