Një krim i rëndë në familje është regjistruar mbrëmjen e 2 janarit në Ballsh, ku një burrë ka vrarë gruan dhe kunatën e tij.
Burri, Gazmend Musta 34 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur ka qëlluar për vdekje duke vrarë gruan e tij 31-vjeçare dhe kunatën e tij, motrën e bashkëshortes, 18-vjeçare.
Sipas informacioneve, mësohet se fillimisht ka debatuar me gruan pasi kjo i ka sugjeruar të mos pijë më alkool, por edhe se i kishte kërkuar që të shkonte nga prindërit e saj.
Më tej mësohet se Gazmend Musta në fillim ka qëlluar të shoqen Gentiana Caushaj, por aty ka ndërhyrë kunata Merisa Caushaj për të mbrojtur motrën, por edhe e atë e ka sulmuar me thikë, duke i lënë të dyja të vdekura.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.M, 34 vjeç.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.





