Një krim i rëndë është shënuar në Korfuz në ditët e para të Vitit të Ri, kur një shqiptar ka vrarë vajzën dhe më pas e ka varrosur në oborrin pas shtëpisë për të fshehur gjurmët.
Sipas medieve greke, babai ishte kundër lidhjes së vajzës me një të ri nga Afganistani. Viktima është Anxhela Pjetri 28 vjeçe nga Berati, ndërsa i ati është arrestuar pas krimit. Ngjarja ka ndodhur në Alepou të Korfuzit në ditën e parë të Vitit të Ri, ndërsa është zbuluar dje.
Ka qenë i dashuri i saj nga Afganistani që ka bërë denoncimin pasi nuk po arrinte që të kontaktonte me 28-vjeçaren. Ai ka ngritur dyshimet se vajza mund të ishte vrarë, pasi i ati nuk pranonte lidhjen. Më pas policia ka marrë në pyetje të atin e vajzës, dhe ka zbuluar se ishte ai autori i vrasjes.
Fillimisht i ka treguar vendin ku ishte varrosur vajza duke deklaruar se ishte gjetur e vdekur, ndërsa mohoi se ishte ai autori, por pas pyetjeve të grupit hetimor ka dhënë përgjigje kontradiktore duke bërë që të merret i pandehur si i dyshuari kryesor dhe pas disa orësh pranuar gjithcka "Po, unë e vrava vajzën".
Ndërkohë trupi është transportuar për kryerjen e autopsisë.





