Kreu i qeverisë do të jetë i ftuari i parë për këtë vit në "Xing me Ermalin", ndaj edhe moderatori Mamaqi ka publikuar foton e Ramës në rrjete sociale dhe iu kërkon ndjekësve të bëjnë pyetje interesante që t'i lexojë në emision.

Një prej komenteve duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e ka postuar në profilin e tij duke e quajtur pyetje asgjësuese për Edvin Hajninë.

"Si të kursej nga emigracioni që të bëj një vilë dhe unë në Surrel?", është pyetja e të riut Renato Tahaj, ndërsa Berisha më tej ngre tre pyetje që i kujtojnë edhe vargjet e Migjenit.

STATUSI I PLOTË

Nje pyetje asgjesuese per Edvin Hajnine!

Lexoni pyetjen e emigrantit Renato Tahaj per Edi Ramen: Si te kursej nga emigracioni qe te bej nje vile dhe une ne Surrel?

Miq, duke lexuar pyetjen e Renatos me erdhen ne mendje sarajet e Surrelit me gjatesi themelesh 57 m te gjata ne kater bunkere, secili me siperfaqe banimi 230-270 m katror me oborr 5000 m katror nderkohe qe pronari i tyre kishte deklaruar ne ILDKP vetem 2900 euro kursime.

Kurse i gozhduar nga studenti ne Vlore me pyetjen se me se e ndertove Vilen ne Surrel, Hajne Rama u pergjigj se e ka ndertuar me para qe ka fituar ne emigracion, konkretisht ai i zene ngusht tha: “Kam qene ne emigracion dhe si gjithe te tjeret kam fituar”

Por lidhur me kete pergjigje jane keto pikpyetje:

1-A jane te verteta akuzat e Fatos Nanos qe tha se Ramen e solli nga Parisi ku shiste ikona te vjedhura.

2-Ku i ka fshehur Rama parate e fituara ne emigracion pasi per disa vite me rradhe pas kthimit nga emigracioni ai ka deklaruar zero kursime ose maksimumi 2900 euro

3-Pse Rama shkarkoi menjehere ne kundershtim me ligjin kryetaren e ILDKP sapo ajo hapi dosjen e kontrollit te pasurive te çiftit Rama, pra Rames dhe madam Bashes.

Per te gjitha keto, pyetja e Renatos te sjelle ne mendje vargje te pershtatura te poemes se Migjenit:

Pyetje qe s’kaperdihet eshte or vella hajnia!, pyetje qe i nxene Rames frymen, i prish gjumin dhe e lemerit e nuk di ku te futet etj etj… sb