Një krim në familje ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e Ballshit pasi një 34-vjeçar ka qëlluar për vdekje në sy të fëmijëve të mitur, gruan dhe kunatën 18-vjeçare, ndërsa ai sapo ishte kthyer nga Greqia për festat e fundvitit.
Sipas policisë, autori i vrasjes së dyfishtë Gazmend Musta, 34 vjeç ka qëlluar me thikë gruan dhe motrën e saj, të cilat për shkak të plagëve kanë ndërruar jetë në vend.
Mësohet se autori kishte thirrur motrën e gruas për drekë, por më pas gruaja e 34-vjeçarit i ka kërkuar bashkëshortit që të shkojë bashkë me motrën të prindërit e saj.
Këtu dyshohet se ka lind konflikt dhe pas përplasjes dhe debatit verbal, autori ka qëlluar me thikë duke vrarë gruan Gentiana Caushaj dhe kunatën 18-vjeçare, Merisa Caushaj.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe dyshohet se autori i krimit ka qenë në efektin e alkoolit. Policia ka bërë të mundur arrestimin e vrasësit dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.





