Një krim në familje ka tronditur qytetin e Ballshit mbrëmjen e sotme, në ditën e dytë të Vitit të Ri. 

Raportohet se një shtetas ka vrarë me thikë gruan e tij dhe kunatën (motrën e gruas).

Paraprakisht dyshohet se autori i vrasjes së dyfishtë ka qenë në gjendje të dehur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të krimit në familje.