Personat që shihni në foto, janë Elvis Pepa dhe Leonard Pepa, dy shqiptarët e arratisur mbrëmjen e djeshme nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalo të Athinës.
Ata ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje ndaj të moshuarve dhe vuanin dënimin në sektorin D të burgut.
Sipas policisë greke shqiptarët kanë prerë hekurat e dritares, kanë dalë në “zonën e vdekur” dhe janë varur me litarë në pjesën e jashtme të murit të burgut duke arritur të arratisen.
Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre ndërsa hetimet i ka marre përsipër Ministria greke e Drejtësisë.





