Policia greke ka shkatërruar një grup të trafikut të drogës në linjën Shqipëri-Greqi-Turqi. Në zonën e njohur si Orestiada, është ndaluar një automjet brenda të cilit janë gjetur e sekuestruar 72.2 kg marijuanë.
Droga do të kalohej në Turqi përmes pikës së kalimit kufitar të Kastaneon. Gjatë operacionit të zhvilluar nga policia helene janë arrestuar 3 shqiptarë të moshës 24, 33 dhe 46 vjeç dhe një grek i moshës 34-vjeç.
Ndërkohë është shpallur në kërkim një tjetër shtetas grek, 22 vjeç. Nga aksioni u sekuestruan 8 celulare, 975 euro dhe 600 lekë shqiptare.
Prej fillimit te vitit e deri sot, ne Igumenice, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janine, Athine, Selanik, Arte, Aitiloakarnania, Patra, Kostur, Grevena, Follorine, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 11.3 ton marijuane qe vinte nga Shqiperia.





