Nga vrasja e trefishtë e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Bradashesh të Elbasanit, ka humbur jetën shtetasi Endrit Alibej, 34 vjeç dhe Arben Dylgjeri 54 vjeç.
Sipas informacioneve, personi i tretë që ka humbur jetën është shtetas me origjinë të huaj me inicialet E.K.
Mësohet se Endrit Alibej ka lidhje farefisnore me Arben Dylgjerin.
Sipas informacioneve, Endrit Alibej është me origjinë nga Peqini, ndërsa i afërmi i tij, Arben Dylgjeri jetonte në Elbasan.
Endrit Alibej është arrestuar me herët në Itali gjatë një operacioni antidroge, asokohe ishte 29 vjeç. Alibej është i njohur në qytetin e Elbasanit dhe me precedent për trafik lëndësh narkotike.
Ngjarja ndodhi në Bradashesh, ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet me targa italiane AG71WYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Dyshohet se vrasja e trefishtë ka ndodhur për pazare droge kryesisht në Holandë dhe Angli.
NJOFTIMI I POLICISË PËR NGJARJEN
Sot rreth orës 21:15, në fshatin Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur te vrare 3 shtetas që udhëtonin me te. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe indetifikimin e kapjen e autoreve.
Forca te shumta policie kane rrethuar zonen ne nje perimeter te gjere. Policia po kryen kontrolle e shoqerime dhe nje sere veprimesh te tjera per te bere te mundur zbardhjen e ngjarjes. Nje grup specialistesh nga Krimet e Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit jane nisur ne ndihme te Policise se Elbasanit.





