Pesë shqiptarë përfunduan në prangat e policisë italiane. Shefi, një 40-vjeçar, i njohur në polici, u identifikua dhe u arrestua në Toskanë, ndërsa bandat e tij e vogël u shpërbë. Ai kishte ikur nga Perugia dhe ishte vendosur në Versilia, por u gjet.

Sipas asaj që është zbuluar nga hetimet në Perugia, shqiptari përdorte 4 të rinj, kryesisht 20-vjeçarë, për dërgesat në shtëpi të kokainës.

Për të shmangur kontrollet dhe dyshimet, ai i alternoi ata çdo 2 ose 3 muaj, për të parandaluar kështu policinë nga identifikimi i tyre si tregtarë të drogës. Dhe për ta bërë këtë, ai merrte të rinj nga Shqipëria që qëndronin rreth 3 muaj atje duke zbatuar rregullat e zonës Shengen. Kushti i vetëm ishte që të kenë pasaportë të vlefshme.

Por, policia në Perugia i zbuloi ata, falë përgjimeve dhe hetimeve në zonë e dëshmitarëve.

Grupi hidhte doza me 0.40 gramë, ndryshe nga zarfi tradicional prej 1 gram. Pasi bosi është kapur, banda është çmontuar dhe tregtarët u kthyen në Shqipëri.