Dy makina me drejtues shqiptarë janë aksidentuar në Itali ku tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Në aksident u përfshinë dy automjete, tip Honda dhe tip Ford, ku udhëtonte një familje, dy prindërit dhe një fëmijë 6-vjeçar ndërsa makina tjetër drejtohet nga një 44-vjeçar shqiptar.

Tre të plagosurit rëndë janë dërguar me helikopter në spitalin e Veronës, ndërsa deri më tani nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit dhe identiteti i të plagosurve shqiptarë.