Një 33-vjeçar nga Kavaja është dëbuar nga autoritetet italiane për shkak se dyshohej si person me prirje radikale pas disa postimesh në Facebook kundër Krishtlindjes, komente mbi sulmet në Francë dhe mbështeste radikalët.
Bëhet fjalë për shqiptarin Shaban Caca, i cili prej 14 vitesh jetonte në Padova, të cilit më 20 dhjetor, autoritetet italiane bastisën shtëpinë e tij dhe më pas e kishin nisur me një fluturim direkt për në Tiranë.
Lajmi është bëri i ditur sot nga mediat italiane të ciat njoftojnë se autoritetet e shtetit fqinj i kanë ndaluar Shaban Cacës hyrjen me 10 vite në Itali.
Për këtë rast ka reaguar edhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, i cili ka përgëzuar autoritetet Padovas.“Falenderoj forcat e policisë. Nuk ka vend për ata që duan të sjellin luftën në shtëpinë tonë”.
Ndërsa Shaban Caca është shprehur: “Unë jam mysliman, shkoj në xhami. Kurrë nuk kam patur probleme me drejtësinë. Asnjëherë nuk kam promovuar asgjë anti-Perëndimore. Më keqtrajtuan dhe më shkatërruan jetën. Dua të kthehem në Padova”.





