Kishte vetëm 1 javë që kishte dalë nga burgu, por një i ri shqiptar nuk e kishte harruar zanatin e vjetër. I sapo liruari nga burgu, bashkë me një tjetër shqiptar, të dy 20 vjeçarë i kanë bërë sot zbor policisë italiane.
I dënuar për vjedhje, sot sërish është prangosur për të njëjtën akuzë, por edhe për faktin se i ka ikur policisë italiane. Është dashur një ndjekje e gjatë e policisë në Firence, për të ndaluar dhe më pas arrestuar dy shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.
Mediat e vendit fqinj kanë bërë publike edhe sekuenca nga ndjekja nëpër qytet.





