Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.
Informacionet e para bëjnë të ditur se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





