Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar të drejtuar nga kryeministri, Edi Rama.

Në postimin e tij në Twitter, ai shkruan se protesta e studentëve u tregoi shqiptarëve drejtimin që duhet të ndjekin. Balla shprehet se ndryshimet ishin domosdoshmëri , ndërsa vlerëson rolin pozitiv të ministrave të larguar.

Postimi i Taulant Ballës:

"Protesta e studentëve (të vërtetë) na tregoi drejtimin që duhet të ndjekim drejt #ShqipëriaEuropiane.

Ndryshimet e sotme në ekipin qeverisës erdhën si domosdoshmëri për të zgjeruar kapacitetetet tona. Vlerësim për rolin pozitiv të ministrave në largim“