Një aksion rutinë i policiasë italiane ka prangosur një shqiptar me drogë në Itali. Mësohet se autoritetet ndaluan shqiptarin që po udhëtonte me një makinë luksoze dhe pas kontrolleve atij iu gjet një sasi kokaine e futur në paketën e cigareve.
50-vjeçari shqiptar jetonte në Bastia, por veprimtaria e tij nuk ishte e panjohur më parë nga policia, pasi prej kohësh ishte skeduar si person me rrezikshmëri dhe që ishte përdorues droge.
Pas kontrolleve në makinë, policia shkoi edhe në shtëpinë e tij ku gjeti një peshore elektronike si dhe 3450 euro. Gjithashtu pjesë e sekuestrimit ishte edhe makina luksoze me të cilën lëvizte shqiptari, tashmë i arrestuar.





