Furtuna e ndryshimeve që përfshiu qeverinë shqiptare ditën e sotme, është komentuar edhe nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi.

Në një postim në Facebook, Patozi shkruan se sot ministrat janë më të lirë se patatet. Sipas tij, falë timonierit, tani nga Kosova është më e lehtë të importosh ministra, se sa të sjellësh në Shqipëri patate.

POSTIMI I PLOTË

MINISTRA MË TË LIRË SE PATATET

Më pyeti një mik se si më dukeshin ndryshimet e fundit ne qeveri.

– Po çfarë të them unë, iu përgjigja. Është fakt që për çështjen kombëtare kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara. Falë timonierit, tani nga Kosova është më e lehtë të importosh ministra, se sa të sjellësh në Shqipëri patate (kumpira i thonë në Kukës dhe Prizren).

Sepse për të parët, të paktën nuk na duhet të paguajmë taksa.