Teksa ndodhet në qytetin e Korçës, Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me ndryshimet në qeveri. Kreu i shtetit e ka quajtur një hap të rëndësishëm, por i bëri apel qeverisë që të jetë më bashkëpunuese me opozitën.
Meta u shpreh se nëse nuk ndryshojnë politikat, ndryshimet e emrave nuk i shërbejnë ekonomisë
"Qeveria duhet të jetë më bashkëpunues me opozitën për të bërë ligje më të mira. Duhet filozofi bashkëpunuese me opozitën. Për mua është e rëndësishme të ndryshojë filozofia e qeverisjes, e cila duhet të jetë një filozofi bashkëpunuese, me grupet e interesit, për të bërë ligje më të mira për zbatimin e ligjeve bashkëpunuese me institucionet e pavarura sepse kjo do të na ndihmojë që të jemi më reflektues për të sjellë ato ndryshime që kanë nevojë njerëzit në vështirësi, një pjesë e mirë e shqiptarëve, për më tepër për të zgjeruar dhe konsoliduar shtresën e mesme në vendin tonë që është domosdoshmëri për të evituar një ndarje sociale që mund të bëhej shumë e rrezikshme për shoqërinë tonë. Mund të them që mund të ndërrohet çdo 6 muaj ministri i bujqësisë, por në rast se nuk ndryshohen politikat për zhvillimin e bujqësisë për mbështetjen e bujqësisë, ndryshimet e emrave nuk i vlejnë as fermerëve as ekonomisë se vendit", u shpreh kreu i shtetit.





