Kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste tha se ministrat që kanë 5 vite në qeveri do të lenë largohen. Kreu i qeverisë tha se në kabinet do të ketë 50 % gra.
Lindita Nikolla – Është vënë në qendër të ciklonit, s’dua ta harroj. Ligji i arsimit të lartë është meritë e asaj. Ligji është mbështetur nga rektoratet e dekanatet, shumica dërrmuese e shqiptarëve. Paralalisht me këtë kontribut ka të tjera gjëra që presin për Linditën. Besa Shahini, zv.ministrja e arsimit do të zëvendësojë Linditën. Ka karrierë akademike që flet për të dhe ka të gjitha kapacitetet për të rritur.
Arben Ahmetaj – Ka folur me shifra e fakte për arritjet. Dua të them që nëse sot nëse Shqipëria kishte sukses në tregjet e kapitalit në botë. Anila Denaj do e zëvendësojë, drejtuese e fondit të shërbimit shëndetësor.
Ditmir Bushati – Ditmiri duhet t’i përkushtohet Shkodrës me kohë të plotë, Genc Saka do të jetë zëvendësi, me eksperiencë akademike të shkëlqyer.
Damian Gjiknuri – Ministri që ka lënë shenjë në sektorin e energjisë. Ju them pa modesti se pa Damianin ajo reformë do ishte e pamundur. Askush nuk i ka kapacitetet e tij drejtuese e manxhuese. Historia e lotit të Unazës do zbardhet deri në fund dhe do provojë pafajësinë totale të ministrit. Jo që s’më hyri asnje gjemb në këmbë po as garancia në kontratë nuk u mor. Mashtruesit ikën në drejtim të paditur. Reagimi ynë ka qenë i menjëhershem qe hetimet janë të dyanshme. Do e zbardhim deri në fund të gjithë zinxhirin e fajit. Po punojmë për të marrë garancinë nga kompania e sigurimeve, rreth 2 mln dhe me të do krijojmë fond strehimi për banorët në nevojë që preken nga projekti. Belinda Balluku do e zëvendësojë.
Niko Peleshi –Do të zëvendësohet nga Bledi Çuçi, si ministër i Bujqësisë. Nikos i bie barra të sjellë nga Korça një rezultat më të mirë.
Mirela Kumbaro – meriton të gjithë respektin në këtë punë. Janë të panumërta monumentet që janë shpëtua. Elva Margariti do e zëvendësojë, këshilltare në kryeministri dhe koordinatore.
Sonila Qato – Ministre e Mbrojtes së Sipërmarrjes do marrë detyrë tjetër. Do e zëvendësojë Eduart Shalsi.
Elisa Spiropali do të jetë ministre për Marrëdhënien me Parlamentin si dhe Erion Braçe, zv/kryeministër, duke larguar Senida Mesin” tha Rama





