Paraditen e sotme mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.
Në rend të ditës janë disa çështje që lidhen me organizmin e kësaj force politike përpara zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.
Anëtarët e Asamblesë do të miratojnë një plan pune deri në zgjedhje. Një moment i rëndësishëm pritet të jetë fjala e kryeministrit Edi Rama.
Pak ditë më parë, socialistët zhvilluan edhe një mbledhje maratonë të kryesisë, pas së cilës Rama nuk hodhi poshtë edhe mundësinë e ndryshimeve në qeveri. Rama tha se do të merrte vendime të menduara mirë në kohën e duhur.





