Një ditë pasi qeveria miratoi me VKM pikat e kërkesave të studentëve, Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot duke thënë se duhet dialog i sinqertë.
Nga Korça, kreu i shtetit ka thënë se problemi i studentëve nuk zgjidhet me dialog provokues, ndërsa është shprehur i gatshëm të mbështesë të gjitha mundësitë e sinqerta për zgjidhjen e këtyre çështjeve.
“Është shpërdoruar kohë e dobishme dhe energji. Problemi i studentëve zgjidhet përmes një dialogu të sinqertë dhe jo provokues. Do të mbështes çdo reflektim të sinqertë, të thelluar dhe konstruktiv për zgjidhen e kërkesave të studentëve. Duhet një zgjidhje afatgjatë për Arsimin e Lartë”, u shpreh Presidenti Ilir Meta.
Të mërkurën, Këshilli i Ministrave miratoi ulje të tarifave për kategori të caktuara të studentëve si dhe mori vendime për pikat e tjera të kërkesave të tyre, të cilat u prezantuan nga Kryeministri Edi Rama.





