Një mesazh prekës për të motrën që iu vra mbrëmë në atentat ka shkruar vëllai i Briselda Gjikolajt. I mbushur me dhimbje të thellë, ai ka shkruar një mesazh mjaft prekës për ikjen e motrës së tij, që e ka lënë pa frymë.
“Nuk prisja të kisha një humbje tjetër aq të thellë, mendova se do kalonim një jetë plot gëzime dhe tani më le vetëm me disa kujtime që më marrin frymë dalëngadalë. Ishe botë më vete për mua”, shkruan mes të tjerash vëllai i 17-vjeçares.
Kujtojmë se Gjikolaj u qëllua me një plumb në kokë, ndërsa Bengo, i dashuri i saj mori një plumb në shpinë. Edhe pse i plagosur ai i ka dhënë makinës deri në spitalin e Traumës, po përpjekjet për të shpëtuar të dashurën e tij kanë qenë të dështuara.
Banorët e zonës janë shprehur se kanë dëgjuar të shtënat e armës së zjarrit (më shumë se katër), ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët.





