Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës, (SBASHK), sot në shkollat e Kosovës ka shpallur grevë njëorëshe, për shkak të paralajmërimit se mund të votohet projektligji për pagat së bashku me Projektligjin e Buxhetit 2019.
Sipas SBASHK-ut, në projektligjin për paga, koeficienti për arsim duhet të jetë 2.6.
Në shkollat e Kosovës greva nis në orën e parë, kurse në Universitetin e Prishtinës greva do të mbahet prej orës 08:00 deri në orën 09:00.
Ndërsa në çerdhe greva do të jetë prej orës 07:00 deri në orën 08:00. Këto kërkesa, nëse nuk plotësohen, SBASHK-u paralajmëron një grevë tjetër më 14 janar.