Në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit, ka nisur puna për heqjen e kabllove ajrore të internetit nga fasadat e pallateve dhe sistemimin e tyre në rrjetin nëntokësor.

Sipas kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako, ndërhyrja synon përmirësimin e sigurisë dhe funksionalitetit të infrastrukturës, si dhe të pamjes së zonës.

Postimi i plotë:

Punojmë çdo ditë për të përmirësuar infrastrukturën dhe cilësinë e jetesës së qytetarëve.

📍 Në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit, po vijon puna për heqjen e kabllove ajrore të internetit nga fasadat e pallateve dhe sistemimin e tyre në rrjetin nëntokësor.

🔸Kjo ndërhyrje synon të krijojë një infrastrukturë më të rregullt, funksionale dhe të sigurt, duke përmirësuar njëkohësisht edhe estetikën e kësaj zone, e cila është ndër më të frekuentuarat nga pushuesit vendas dhe të huaj.🌍

▶️Ky proces do të vijojë edhe në lagje të tjera të qytetit.