Të tjera detaje janë zbuluar rreth ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin ku mbeti e vdekur Griselda Gjinkola, 17 vjeç dhe u plagos Erjon Denga 23 vjeçe pasi ranë pre e një atentati me armë.
Nga të shtënat, ka ndërruar jetë në spital Griselda Gjinkola, e cila kishte marrë plumba në pjesën e kokës, ndërsa 23-vjeçari, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë është qëlluar në qafë dhe shpatull.
Nga të dhënat e deri tanishme, bëhet me dije se atentatorët ishin dy persona në këmbë dhe me kapuç, të cilët kanë qëlluar breshëri plumbash mbi të rinjtë në momentin që makina ka ndaluar.
Pista kryesore ku po heton policia është një sherr që 23-vjeçari kishte pasur me një djalë, një javë më parë, pasi thuhet se ai i kishte ngacmuar të dashurën (viktimën).
Ndërkohë policia ka identifikuar personin që i plagosi ka pasur sherr. Po ashtu, dëshmitarët e ngjarjes bënë me dije se dy autorët ishin me trupa të imtë. 23-vjeçari i palgosur rezulton se është me precedent penal, pasi ka shantazhuar një vajzë në vitin 2016 përmes një videoje intime.
Mësohet se mes viktimës dhe të plagosurit ka pasur një lidhje dashurie. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.





