Nga BUJAR QESJA
Bujar Haznedarin nuk e kemi më
Teksa dilja nga shtepia si çdo mengjes heret, me terhoqi vemendjen nje njoftim. Bujar Haznedari. Vjeç 63. Varrimi behet ne oren 13.00, tek varrezat e reja, me 23 dhjetor 2018. Shume ndarje nga jeta kane nje perjetim te rastit, te vjen keq dhe ecen me tej. Por ne rastin e Bujar Haznedarit, peson tronditje, nje si shok i brendshem te merr frymen dhe nuk te len te besh me tej. Lotet nuk m'u binden, pavaresisht se mendohet qe mbetem tejet i forte ne kesi ndodhish.
Fotoja e Bujarit me veshtronte dhe une e shikoja. Dhe ne çast kujtova, biseden e gjate qe kishim bere se bashku, kur u largua nga jeta Qerim Haznedari, xhaxhai i tij. Me percolli deri tek dera dhe me tha:
– Keshtu e ka jeta djali i Xhafes. Kemi vuajtur, por gjithsesi faleminderit durrsakeve te mire, qe kemi ndare me ta gjithçka. Te jemi se bashku ne kesi rastesh, pasi humbjet behen me te lehta.
Teksa largohesha, m'u kujtua Emin Haznedari, babai i Bujarit, nje burre zotni. Mu kujtua Naimi i shkelqyer, xhaxhai i tij, me te cilin une dhe im ate, ishim miq te thekur. Me nje fjale, me Haznedaret jo vetem une, por shume e shume te tjere, kane lidhje shpirterore, pasi jane nje fis i qete, i embel, durrsake te vjeter, te respektuar ne maksimum. Dhane shume per Durresin dhe i kane sherbyer dukshem qytetarise durrsake. Dhe vuajtjet qe nuk i meritonin, i kaluan me shume xhentilese, duke na lene ne miqve te tyre pjesen me te mire, ate fisnkeri qe i buronte nga shpirti, duke na dhene ate dashuri dhe miresi qe u dilte nga zemra.
Tek djali i Eminit, Bujari yne i paharruar, ishin rrok dhe jetonin se bashku, mos harresa ndaj cilesive me te mira te familjes, raporti brilant me Durresin dhe durrsaket, komunikimi ekselent qe bente me njerezit, sa qe krijoi nje pozicion ne qytetin e tij te lindjes, per tu marre shembull.
Shume energjik, shume punetor, shume aktiv, dukshem i ditur, por tejet fisnik dhe modest. Teksa qendroja tek puna ime e perditshme, me binte ta shikoja disa here ne dite, me "veturen" e tij me luksoze ne bote. Cila? Nje biçiklete e thjeshte, por qe atij i jepte kenaqesine e nje mjeti te veçante, duke e patur nje mik te ngushte tere kohen.
Ne ceremonite qe organizonte shoqata Durresi, Bujari se bashku me familjen e tij te shtrenjte, ishin shume aktive. Argetoheshim duke kercyer e kenduar, benim humor. Me nje fjale ishte kryefjala e ketyre eventeve. Ne nje rast kur nuk e pashe, pyeta se ku eshte Bujar Haznedari, pasi nuk na paske lezet kjo mbremje pa te?
Me thane se nje semundje tinzare, ka ngritur duart ndaj tij. U ligeshtova. Kam pyetur gati per dite te dy djemte e Qerim Haznedarit, te cilet me informonin per ecurine e semundjes se tij dhe perpjekjet e jashtezakonshme te Bujarit per mbijetese. U ligeshtova, por kisha bindjen se do ta kalonte kete tmerr qe e kishte zene. Nuk mund te besoja, se do te na mungonte kaq shpejt.
Komunikonim nepermjet fb. Ishte shume i ndjeshem. Te inkurajonte, por edhe te befasonte me shkallen e kultures se tij. E ndjeja, se ishte privilegj shoqeria dhe miqesia me te. Bujar Haznedari, ishte nje njeri shume i domosdoshem per ne, pikerisht per keto komunikime dhe transmetim te ndjenjave me te mira, me te sinqerta shpirterore.
Doja ta beja kete shenim te veçante per te. Fjalet dhe mendimet burojne si nje ujvare, ujrat e se ciles na jane kthyer ne lot, duke njomur dukshem faqet tona. Nje Durres po qan per ty shoku yne i vlefshem, pasi ti ishe pjese e tyre. Dhe me tej, pjese e tyre do te mbetesh. Eh Bujar, Bujar! Do te perpiqemi te mesohemi me mungesen tende. Por do te ngushellohemi, pasi kujtesa per ty, nuk do te na shkitet gjithe jeten.
Vrava mendjen per te gjetur nje foto, qe ti ilustroja keto shenime te shpejta, ndonese lotet mi kane zyne syte dhe tastjera e kompjuterit, mezi i bindet duarve te mia qe dridhen tashme. Ti e doje jeten, e doje familjen, e doje gruan tende te respektuar dhe vajzat te bukura si zana. Dhe e gjeta. Eshte nje foto e 1 janarit, e vitit 2015. Eshte atmosfera e vitit te ri, qe sa do ta deshiroje, ta festoje bukur dhe hijshem edhe kete vit. Keshtu kam deshire te te mbaj mend, tashme te ulur kembekryq ne memorien time, ne memorin e nje populli te tere qe te donte, ashtu siç ti i doje.
Ngushellimet me prekshme dhe te sinqerta familjes se Bujar Haznedarit, gruas dhe dy vajzave te tij, motres dhe te gjithe atyre qe e ndjejne kete humbje.
Lamtumire Bujar Haznedari, njeriu zotni i Durresit tone!
Bujar Qesja





