Identifikohen emrat e dy të rinjve që u qëlluan sot me armë zjarri në Laprakë, ku për pasojë humbi jetën 17-vjeçarja.
Briselda Gjikola ka ndërruar jetë në spital, ndërsa 23-vjeçari Erion Bengo ndodhet në gjendje të rëndë.
Dy të rinjtë kanë qenë në një makinë kur kanë rënë pre e një breshërie plumbash çka ngre dyshimet për një atentat të mundshëm.
Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.





