Një 40 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e karabinierëve në Firence pasi akuzohetpër shitjen e lëndëve narkotike. 

Shqiptari banues në Empoli, qarkullonte me një makinë SUV, e cila u parkuar në Rrugën "Centofiori", ku disa persona iu afruan makinës, ndoshta për të blerë drogë. 

Karabinierët të veshur me rroba civile e pritën ardhjen e shqiptarit dhe e kapën duke shkëmbyer doza me klientët, shkruan "Ansa". Në xhepin e tij u gjetën dy doza kokainë dhe mbi 800 euro para të gatshme.