Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë korenti rreth orës 16:40 në lagjen nr.2 në Roskovec.
Mësohet se shtetasi Gentian Dervishi ka gjetur vdekjen kur ka qenë duke punuar.
“Në datën 26.12.2018, ka rënë nga shtylla ku po punonte dhe ka gjetur vdekjen shtetasi G.D, 35 vjeç, banues në Patos (punonjës i një firme kabllore).
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G.D duke punuar ka rënë nën tensionin e energjisë elektrike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.





