Një banesë u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin Lamia të Greqisë.
Sipas medieve greke, në këtë shtëpi banon një shqiptar.
Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Për të hyrë në shtëpi, zjarrfikësve iu desh të prisnin hekurat rrethuese për shkak se dera ishte e mbyllur.
Dyshimet janë që zjarri të jetë shkaktuar nga soba me dru.





