Aktori i famshëm Amerikan Kevin Spacey do të akuzohet për agresion seksual në dëm të një djali 18-vjeçar.
Dhuna është denoncuar nga mamaja e djalit, Heather Unruh, ish-spikere e një televizioni të Bostonit.
Spacey, protagonist i serialit “House of Cards”, gjendet i përfshirë gjithashtu që prej një viti në skandalin MeToo. Prokurori i Massachusetts, Michael O’Keefe, ka dhënë urdhrin që Spacey të paraqitet në seancën gjyqësore më 7 janar të 2019-s në gjykatën e Nantucket.
Kevin Spacey ditët e fundit ka postuar një video në rrjetet sociale duke interpretuar personazhin e tij tek “House of Cards”, duke thënë: “Nuk kam ndërmend të paguaj asnjë çmim për gjëra që nuk i kam bërë”! Aktori e ka publikuar videon direkt pas njoftimit të prokurorit të Massachusetts.
Spacey shprehet gjithashtu: “Nuk ka mbaruar, do të rikthehem sërish”!





