Përfshihet nga flakët një apartament në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, dhe nga të dhënat mësohet se zjarri ka rënë në kuzhinën e një apartamenti, duke shkaktuar panik te banorët e pallatit.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur incidenti, ndërsa fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia po heton rreth zbardhjes së plotë të rrethanave.





