Një vajzë e moshës 13-vjeçare ka lindur fëmijën e saj të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ditën e hënë.

Vajza e mitur e ka sjellë në jetë fëmijën e gjinisë femër në javën e 33-të të shtatzënisë.

“Lindja ka qenë e parakohshme, edhe fëmija edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. 13-vjeçarja vajzën e saj e ka sjellë në jetë përmes lindjes normale”.

“Foshnja është duke u trajtuar në procedurë normale në kujdesin intensiv të Klinikës së Neonatologjisë për shkak se ka lindur para kohës, por gjendja shëndetësore është e mirë. Lindja është kryer më datën 24. Pesha e foshnjës është 1900 gramë ndërsa gjatësia 50 centimetra. Vajza është shtetase e Shqipërisë e lindur në vitin 2005”.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar, Xhevdet Gojnovci, drejtor i Klinikës së Neonatologjisë.