Një 40-vjeçar është arrestuar pasi ka goditur e kanosur verbalisht punonjësen e bashkisë së Elbasanit.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin A.S., 40 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka goditur e kanosur me fjalë shtetasen M.D., 35 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, punonjëse e Bashkisë Elbasan.

Materialet u referuan në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Goditjet për shkak të detyrës”,  “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 237 e 238 të Kodit Penal.”, njofton policia.