Policia ka arrestuar një 28-vjeçar në qytetin e Elbasanit i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj përsonave që ushtrojnë funksione publike”.

Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Gledis Sinameta, banues në fshatin Pekisht, Peqin.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan,më datë 21.10.2015, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj përsonave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.

Materialet u referuan në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.