Në një status në Twitter, kryeministri Edi Rama shkruan se Partia Socialiste po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura nga protesta e studentëve.

Rama ndër të tjera ironizon opozitën, të cilët i quan kadrinj që janë agjituar pasi iu iku dhjetori pa revolucion.

"I shoh kadrinjtë të agjituar shumë që mirë u iku dhjetori pa revolucion, po kërkesat e studentëve mesa duket po adresohen dhe Partia Socialiste po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura nga shuplaka e tyre për qeverinë. Eh o kadrinj sa stinë si kjo do kaloni akoma."