Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Firence ku një 36-vjeçar shqiptar i hodhi benzinë tezes së tij dhe kërcënoi t'i vinte zjarrin asaj dhe dyqanit të saj të zdrukthëtarisë.
Sipas mediave italiae, 36-vjeçari i kërkoi tezes së tij të tërhiqte një denoncim në polici të bërë gushtin e kaluar, pasi ajo e kishte akuzuar atë për dhunë.
Karabinierët kanë arrestuar shqiptarin i cili gjithashtu ishte lyer me benzinë, duke shpëtuar kështu gruan që mund të kishte pasoja fatale.
Policia e gjeti 36 vjeçarin duke u përpjekur të fshihte benzinën. Ai u dërgua në burgun Sollicciano në Firence.





