Prokuroria eDurrësit ka mbyllur dosjen hetimore për pastrim parash për shtetasit Aleko Perlesi dhe Drane Kola, duke kërkuar 8 vite burg për Perlesin dhe 7 vite për gruan.

"Procedimi penal filloi pas kallëzimit të shtetases Q.P. (M) më 11 tetor 2013 ndaj tëpandehurit Aleko Perlesi, sipas të cilit ky i fundit me paratë e fituara nëpërmjet shfrytëzimit të prostitucionit ka blerë apo po ndërton prona të paluajtshme në zonën e Durrësit dhe i ka vendosur në emër të pandehurës Drane Kola, ish-bashkëshortja e tij,", thuhet ndër të tjera në materialin e shpërndarë nga Prokuroria.

DOSJA E PLOTË

Prokuroria e Durresit, ne mbeshtetje te nenit 378/1 te Kodit te Procedures Penale i paraqiti Gjykates konkluzionet perfundimtare per  çeshtjen penale nr.48 te vitit 2014.

Çeshtja penale per akuzat “Pastrim te produkteve te vepres penale ose te veprimtarise kriminale” te parashikuara nga neni     287/2 germat “b” dhe “c” te Kodit Penal eshte ne ngarkim te te pandehurve Aleko Perlesi dhe Drane Kola.

Procedimi penal filloi pas kallezimit te shtetases Q.P. (M) me 11 tetor 2013 ndaj te pandehurit  Aleko Perlesi, sipas te cilit ky i fundit me parate e fituara nepermjet shfrytezimit te prostitucionit ka blere apo po nderton prona te paluajtshme ne zonen e Durresit dhe i ka vendosur ne emer te pandehures Drane Kola, ish-bashkeshortja e tij. 

I pandehuri Aleko Perlesi, me vendimin nr.146, dt.15.03.2007 te Gjykates Durres u denua me 4 vjet e 8 muaj burg per "Shfrytezim prostitucioni ne rrethana renduese" sipas nenit 114/a/2,5 te K.Penal, ne dem te shtetasve V.P., E.M.,K.D, etj. 

Ky  procedim penal ndaj te pandehurit  Aleko Perlesi ka filluar mbi bazen e leterporosise se autoriteteve gjyqesore franceze, te cilet nga ana e tyre kishin filluar hetime per veprimtarine e shfrytezimit te prostitucionit ne zonen e Nancy ne France te disa femrave shqiptare dhe rumune nga Aleko Perlesi me djemte e tij  Dritan dhe Xhevahir Perlesi.

Sipas vendimit te gjykates, nje vajze e re ka denoncuar ekzistencen e nje rrjeti te gjere prostitucioni shqiptar e rumun, te vendosur ne zonen e Nancy ne France, por te shtrire edhe ne qytete te tjera si Avignon, Lyon dhe Toulouse. 

Ky grup drejtohej nga familja Perlesi dhe Mehmet Ademov.

Po sipas vendimit te gjykates V.P., E.M., K.D. kane qene prostituta ne France qe nga viti 2002  per llogari te "klanit" Perlesi, por duke u implikuar edhe ne organizimin dhe kontrollin  e prostitutave te tjera  per  llogari   te  klanit familjar. 

Nga ekzaminimi i parave te derguara me “Western Union” ne 2002-2005 nga shtetaset e mesiperme, rezulton se perfitues i shumave te parave eshte edhe i pandehuri ne ate gjykim Aleko Perlesi.

Prokuroria Durres kerkoi qe lidhur me masen e denimit per Drane Kolen te marre parasysh rrezikshmerine mesatare te vepres penale dhe  rrezikshmerine  mesatare te autorit te saj faktin se e pandehura Drane Kola eshte person  me personalitet te paster juridik.

Ne lidhje me masen e denimit per Aleko  Perlesin iu kerkua gjykates nga prokuroria Durres qe te marre parasysh rrezikshmerine  mesatare te vepres penale dhe  rrezikshmerine mesatare te autorit te saj faktin se i pandehuri  Aleko Perlesi eshte  person perserites i  denuar me pare nga   Gjykata.

Keshtu qe Prokuroria Durres i kerkoi gjykates:

• Deklarimin fajtor te pandehures  Drane Kola per vepren penale “Pastrim i produkteve te vepres penale ose i  veprimtarise  kriminale” e kryer ne bashkepunim ne  kuadrin e fshehjes ose mbulimit te natyres se vertete te pronesise ose te drejtave ne lidhje me pasurine  duke ditur qe kjo pasuri eshte produkt  i vepres  penale  si dhe fitim i pronesise duke diturmqe ne çastin e marrjes  ne  dorezim  qe  kjo  pasuri  eshte  produkt  i vepres  penale, veper kjo e parashikuar nga neni 287/2  germa “b” dhe “c” te Kodit Penal dhe denimin e saj me 7 (shtate) vjet burgim.

• Deklarimin fajtor te pandehurit Aleko Perlesi, per vepren penale te “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose i  veprimtarise  kriminale” e kryer ne bashkepunim ne kuadrin e fshehjes  ose  mbulimit te natyres se vertete te pronesise ose te  drejtave ne lidhje me pasurine  duke  ditur  qe  kjo  pasuri  eshte  produkt  i vepres  penale  si dhe fitim i  pronesise duke  ditur  qe  ne çastin e  marrjes  ne  dorezim  qe  kjo  pasuri  eshte  produkt  i vepres  penale, veper kjo e parashikuar  nga  neni  287/2 germa “b” dhe “c” te Kodit Penal dhe denimin e tij me 8 (tete) vjet burgim.

• Duke u  referuar dhe te Vendimi gjyqesor  nr.8 date 14.6.2016  dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare Per Krime te Renda Tirane si dhe te vendimi  gjyqesor nr.324 date 19.4.2014 dhene nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres  me objekt vendosje te mases se sigurimit  pasuror u kerkua nga Gjykata konfiskimi i: 

• a) Pasurise nr.12/40, toke arë 420 m2 ne Rreth, Shijak ne emer te shtetases Drane Kola. 

• b) Konfiskimin e Pasurise nr.27/44, toke arë 2930 m2, ne Rreth, Shijak ne emer te shtetases Drane Kola.  

• c) Konfikskimin e Pasurise nr.27/20, toke arën2750 m2, ne Rreth, Shijak ne emer te shtetases  Drane Kola.

• D) Heqjen e sekuestros per llogarite bankare ne Banken Kombetare Tregtare ne emer te shtetasve Drane Kola, Athina Perlesi dhe Valbona Perlesi.

• Shpenzimet proceduriale ne fazen e hetimeve ne shumen 5.000 leke t'i ngarkohen solidarisht te pandehurve Drane Kola dhe   Aleko  Perlesi.