I pyetur nga mediat për ndonjë lëvizje të mundshme në kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama deklaroi pas mbledhjes se para se të bëjë një veprim të tillë i duhet të mendojë gjatë.
Rama tha se PS-ja po monitoron dhe po përpiqet ta zbërthejë protestën e studentëve, e cila sipas tij i dha një shuplakë të fortë qeverisë për të reflektuar dhe bërë më shumë për qytetarët, ndërsa pohoi se e rëndësishme është që qeveria të reflektojë prej gabimeve dhe ketë ta demonstrojë për t’u përmirësuar në qeverisjen e vendit.
"Protestat e studntëve i ka dhënë një shuplakë qeverisë. Ashtu siç kam thënë ashtu po bëjmë, protesta ka natyrën e vet. Reflektimi pas asaj shuplake do të vazhdojë. Çdo gjë hap pas hapi. Unë nuk e them asnjëherë fjalën fundit të parën. Di gjithmonë radhën e lëvizjeve, pasi gjithmonë mendohem gjatë para se të bëj lëvizjet. Ne do të bëjmë gjërat e duhura dhe do t’i përgjigjemi me dinjiteti shqetësimit të studentëve. Ka shumë për të bërë, njerëzit meritojnë më shumë akoma, në këtë aspekt kemi shumë për të korrigjuara. Të mësojmë prej gabimeve e të shkojmë përpara. E kemi lexuar me shumë vëmendje dhe me shumë respekt mesazhin e protestës."





