Policia e Athinës ka arrestuar një shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një shtetasi afgan. Ngjarja ka ndodhur në qendër të kryeqytetit grek mbrëmjen e 22 dhjetorit.

Sipas medieve greke, shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë me dije, qëlloi 3 herë me thikë shtetasin afgan në mes të rrugës në lagjen “Omonia”.

Raportohet gjithashtu se në momentin e krimit bashkë me të ka qenë edhe një person i dytë, i dyshuar shqiptar.

Policia e Athinës është duke vazhduar hetimet.